Saturday, October 31, 2009

Historia e Internetit

Interneti, nga një rrjetë ushtarake deri te një super-rrjetë

Nga 4 tetori 2000, Inteneti hyri në vjetorin e 32-të. Cilët ishin hapat e parë në Internet dhe si arriti ajo rrjetë nga një labator i ushtrisë amerikane të këtë sot (tetor 2000) rreth 60 milion shfrytëzues. Cilat janë sot mundësit e Internetit dhe si duket ardhmëria e tij? pluhurit.

Për ta nënvizuar daten kur ka filluar historia e Internetit ('inter'-lat. në mes dhe 'net'-ang. rrjetë), nuk është një detyrë e lehtë. Edhe në civilizimet e lashta (kinezët, romakët, persianet, mongolet etj.) janë të njohura forma të thjeshta të komunikimit në disncë, si p.sh. te indianët e vjetër me figura të krijuara me tim, të cilat sebashku me rrjetat telegrafike e telefonike (të parat nga v. 1836) ishin paraardhës të Internetit të cilin e njohim sot. Mirëpo nder paraardhësit më të rendësishem të forrnës së sotme të Internetit, qe një rrjetë që u lind në SHBA e ashtuquajtura 'ARPANET'.


Hapat e para

Rrënjët e Ineternetit janë në luften e ftohtë që mbretëronte në vitet e 50-ta në mes të dy superfuqive. Në vitin 1957 Ruset e lansuan Sputnik-un në Gjithësi. Kjo ngjarje është nga dy aspekte e rëndësishme për historin e Internetit: Sputnik-u ka qenë sateliti i parat i lansuar në Gjithësi, i cili do të ndihmonte në transmetimin e të dhënave p.sh. lidhjet telefonike ndermjet kontinenteve dhe se dyti Rusët e demonstruan me Sputnik-un një përparësi jetëshkurtër në teknikë që kishin në atë kohë përkundër SHBA-ve. Amerikanët e quajten këtë ngjarje 'Sputnik-shok' ngase egzistonte frika që Rusët këtë përparësi që kishin ta perdornin edhe për qëllime ushtarake. Për këtë arsye Amerikanët u munduan ta kthejnë rolin prioritar që kishin si superfuqi kështu qe Ministria e mbrojtjes e SHBA-ve e formoi ne vitin 1958 'ARPA' (Advaticed Research Frojects Ageticy), një agjensi që kishte për detyrë të studionte rrugët e komunikimit pas një lufte eventuale atomike që ishte në prag në atë kohë. Si fshehtësi e lartë ushtarake, besohet që nga viti 1962, u punua në këtë projekt dhe qysh në vitin 1964 u prezentua një zgiidhje nga Faul Baran, zgjidhje që bazohej në një rrjetë ku mungonte Kornpjuteri komandues, pra ku secili Kompjuter pjesëmarrës në rrjetë i kishte të gjitha funkcionet. Më vonë u punua edhe më tepë në përsosjen e këtij projekti dhe sëpari në pranverë të v. 1969 u instalua një Kompjuter-rrjetë e tillë e më vonë, pikërishtë me 4 tetor të vitit 1969 u instaluan edhe 4 nyje tjera në rrjeten qe i parapriu Internetit qe e njohim sot. Kjo rrjetë u zgjerua shumë shpejtë dhe qysh në vitin 1972 kishte 37 nyje. Për ta demostruar këtë risi edhe jashtë institucioneve ushtarake, u vendos që 'ARPA' të ripagëzohej 'DARPA' ku 'D' do te thoshtë Defense (ang. mbrojte). Nepërmjet të 'DARPA' qe i mundshëm komunikimi i parë me E-Mail. Po në këtë vit Ray Tomlinson e shkroi Software-in e parë për përdorimin e E-Mail-it. Rëndësia e 'ARPANET'-it ishte se nepërmjet të saj që e mundur për herë të parë komunikimi i Kompjuterve të arteve të ndryshme.

Aplikimet e para të 'ARPANET'-it ishin 'ftp' (file transfer program) dhe 'telnet' (terminal emulation). Me Software-in e R. Tomlinson për E-Mail u shumëfishua përdorimi i kësaj rrjete ngase ky Software e thjeshtësoi përdorimin e tij, sidomos për E-Mail që në krahahasim me posten konvencionale ishte shumë e shpejtë, shumë më e lirë dhe diskrete.

Ngiarja e dytë që e rriti rëndësinë e 'ARPANET'-it ishte një konferencë kah mesi i v. 1972, ku gjatë 3 ditëve u demonstrua një rrjetë me 40 Kompjuter. Kjo ngjarje e shumëfishoj nurnrin e shfrytëzuesve. Kësaj i ndihrnoj edhe vetë 'ARPA' që e hapi tërë dokumentacionin e të arriturave gjërë në atë kohë për Universitete, për NASA, për National Science Foundation dhe Air Force.

TCP/IP e mundësoj Internetin

Perveç 'ARPANET'-it në SHBA edhe në vendet tjera punohej në këtë drejtim. Kështu në Havai lindi edhe një rrjetë tjetër, e ashtuquajtura 'ALOHANE' e cila mundësonte ndërrimin e të dhënave ndërmjet ishujve të Havait, sëpari nepër lidhje telefonike, por pasi ato ishin shumë të ngadalshme dhe të shtrejta, më vonë u kalua në radio valë e transmetim satelitor (prej v. 1973). Në këtë kohë mundohej 'ARPA' të lidhte rrjeta të ndryshme, por kishte një problem: se Kompjuterët duhej të komunikonin në mes vehte pa e njohur teknologjinë e rrjetës së tjetritë. Për të qenë kjo e mundshme nevoitej një format unik i file-ve dhe një metodë e kërkimit të lidhjes në mes të rrjetave. Për këtë qëllim Vinton Cerf dhe Bob Kahn në v. 1974 e krijuan 'Transmission Control Protocol / Internet Protocol' apo i ashtuquajturi TCP/IP që egziston gjërë sot në të njejtën formë. Ky protokol u futë në pcrdorim në v. 1975 kur u lidhen në një rrjetë Stansford University dhe University College Londër. Në v. 1977 u demonstrua edhe vozitja e një veture pa shofer, nepërmjetë të një Kompjuteri i cill përcillte të dhënat nepërmjetë të një rrjetë me radio valë në një centrale kompjuterike. Kjo kishte rëndësi sidomos për Ministrinë amarikane të mbrojtjes, të cilët mendonin të përdornin këtë teknikë në rast të një lufte eventuale, pra të bëhej dirigjimi nga largësia i automjeteve luftarake.


Interneti si rrjetë globale

Ne v. 1976 Mike Last në laboratorin e AT&T e inovoi UUCP: unix-to-unix-copy-protocol. Nga v. 1978 sistemi operativ Unix, mori kuroren si sistem standard operativ nepër Universitete. Në v. 1979 Tom Truscot, Jim Ellis dhe Steve Bellovin nga Duke University dhe University of North Carolina komunikuan për herë të parë me UUCP. Në ndërkohë USENET-i u rritë aq shumë sa që u bë një dërrasë e zezë me grupe të ndryshme diskutuese nga të githa temat e ndryshme. Egzistonin edhe rrjeta tjera të cilat në përgiithësi ju dedikoheshin grupeve shumë specifike të njerëzve. Këtë kohë, pra (mesi i viteve të 80-ta) e karakterizon numër i madhë i rrjetave lokale, jo vetëm në SHBA por edhe në kontinente tjera, sidomos në Evropë. Mirpo kjo nuk mjaftonte, ngase caku ishte të krijohet një rrjetë globale.

Tek në vitet e 90-ta u arritë një hapë shumë i madhë drejtë një rrjete globale. Në v. 1991 Berners-Lee e inovoi në Inscitutin Cern në Gjenevë Sistemin e Hyperlinkut, me të cilin u mundësua që përmbajtja e një dokumenti, e cila mund të ishte interesant për grupe të ndryshme shkencore-kërkimore, të ishte i arritshem në të njejten kohë për të gjithë të interesuarit. Tani u arrit që nepërmjetë të një kliku të bëhej transferimi i dokumeneteve e fileve tjerë si dhe “lundrimi” nga faqja në faqe të lnternetit pa marrë parasysh distancen fizike në mes të faqeve. Kështu lindi WWW-ja (World Wide Web).

Revulucioni i vërtetë në Internet filloi në v. 1993 kur u zbulua Browser-i Netscape. Deri te paraqitja e Netscape-it duhej pasur shumë njohuri në kompjuterizëm për ta përdorur Internetin. Paraqitja e Browserit-ve në kompjuterizëm e thjeshtësoi shumë aplikimin e Internetit.

Komercializmi i Internetit që nga fundi i viteve të 80-ta e ndihmoi poashtu shumë zhvillimin e tij drejtë përmasave, në të cilat e njohim ne sot. Askush që nuk deshiron të mbetet jashtë rrjedhave të kohës, nuk do të mund të përballoj këtë, hurigan, të cilit nuk i shihet fundi.

Ardhmëria e Internetit

Lidhjet për telekomunikim po zgjërohen e privatizohen gjithnjë e më shumë. Mirpo protokoli TCP/IP që është përgjegjës për transferin e paketave të informatave duhet shumë shpejtë të zëvendësohet nga ndonjë protokol i ri ngase kapaciteti i tij nuk mjafton më për të gjitha aplikimet që rrjedhin në kohën tonë nepër Internet. TCP/IP nuk mund tu bëjë balle më luftërave të ashpëra për egzistencë në mes të gjigante-ve të kohës sonë. Vetëm si shembull të përmendi këtu luftën që zhvillohet qe sa vite me radhë në mes të Browserve Netscape e Microsoft.

Është shumë interesant fakti që Interneti nuk përdoret tani vëtëm nv kompjuterizëm por ai nga dita në ditë po arrin në të gjitha poret e jetës bashkëkohore. Nga shtëpitë virtuale të rnallrave ku mund të blehet çdo gjë nga banesa, vizita nepër Muze e Bibloteka anë e kënd botës e deri te video konferencat (komunikimi në largësi me ton dhe fotografi) si dhe shumë e shumë aplikime tjera të mundshme e bëjnë Internetin një pjesë të pamdashme të përditshmerisë së një njeriu bashkohorë. Këtë e dëshmon edhe shifra e cekur me lartë prej rreth 60 milion shfytësuesve.

No comments:

Post a Comment