Saturday, October 31, 2009

Ndarja e Rrjetit behet ne baze te Teknologjise, Madhesise dhe Perdorimit

emi tek nje teme ku do te pasurojm terminologjine tone persa i perket termave te rrjetit dhe do te fusim ne kok nje percaktim korrekt te asaj qe kuptohet kur perdorim ato terma.
Duhet fiksuar se shumica e ketyre termave nuk jane standart apo te prere me thik, keshtu qe ne shume raste i gjejm qe jane te perzier me njeri-tjetrin..
Nga titulli i temes kemi: Ndarja e rrjetit behet ne baze te Teknologjise, Madhesise dhe Perdorimit (menyres se si perdoret rrjeti)
Fillojm me

Ndarja e Rrjetit ne Baze te Teknologjise

Kjo do te thote se rrjeti ndahet ne baze te menyres se si paisjet e networkut jane te lidhura me njera tjetren, pra teknologjine qe ato perdorin ne komunikim ku mund te permendim:
LAN ose LOCAL AREA NETWORK jane networke qe kane nje karakteristik te perbashket, paisjet e rrjetit lidhen me njeri-tjetrin me ane te kabllit, zakonisht paisje te nje ndertese, zyre, apo edhe me gjere ne nje shkolle etc.
WLAN ose Wireless Local Area Network jane networke ne te cilat paisjet i gjejm te lidhura me ane te valeve radio ne frekuenca te ndryshme, zakonisht ketu nuk jane rrjete shume te medhenj sepse qe te lidhet ne rrjet paisja (pc per shembull) nuk duhet te jete jashte rrezes.
WAN ose Wide Area Network qe eshte i kundert me LAN\WLAN sepse perdoret per te lidhur rrjete te medha me rrjete te tjera qe gjenden shume kilometra me larg ne menyre qe te komunikojn kompiuterat e shqiperise me ato te gjermanis, apo te nje qyteti me nje qytet tjeter. Teknologjia qe perdorin ne lidhje quhet “leased line” dhe eshte nje cirkuit i dedikuar i krijuar midis 2 pikave qe zakonisht jane 2 networke te medha. Nuk do te zgjatemi me shume persa i perket WAN pasi do e çonte temen ne nje nivel tjeter dhe jo nivel fillestar, koncepti kryesor u dha ne fillim.

Siç e thame ne fillim te temes keto ndarje nuk jane standarte, por kemi edhe miksime midis ketyre si psh:
CAN – Campus Area Network, ne te cilin gjendem ne kete moment ku ka nje mori tipologjish lidhjeje midis wWLAN dhe LAN, zakonisht i gjejm te aplikuara ne rrjete Universitetesh dhe sherbejn per te lidhur rrjete te godinave te ndryshme me njeri-tjetrin (psh lidh fakultetin e ekonomis me ate te informatikes e keshtu me rradhe).
MAN – Metropolitan Area Networks, qe mund te konsiderohen edhe si “WAN te vegjel”. Keto jane sherbime interneti te nje krahine apo te nje qyteti, me beni ze kur ti shohim edhe ne shqiperi.

Ndarja e Rrjetit ne Baze te Madhesise

Network , njera nga karakteristika qe u permend ishte se network quhet nje koleksion kompiuterash apo paisjesh hardware duke filluar nga 2 e siper keshtu qe ky si term ne kete aspekt eshte nje term shum gjeneral , po po ta marrim ne kete teme Networku mund te kete mijera paisje te lidhura dhe quhet network, dhe po i njejti numer paisjesh te lidhura me njera-tjetren dhe te quhet Internetwork, kjo sepse ne rastin e pare jane paisje qe bejn pjese tek i njejti rrjet, ndersa tek rasti i dyte lidh dy networke me njeri-tjetrin. (ky eshte dhe shpjegimi i Internetworku-t i cili sot quhet edhe si Internet.
Subnetwork , eshte nje pjese (porcion) i nje networku. Quhet Sub (nen) sepse ky grup krijohet ne baze te nje karakteristike te veçant.
Segment eshte nje pjese akoma me e vogel e nje networku, panvarsisht se keto dy terma (subnetwork dhe Segment) perdoren ne menyre zevendesuese per njera-tjetren.

Ndarja e rrjetit ne baze te Perdorimit (aksesit)

Jo rralle na ndodh te degjojm perveç Internetit edhe Intranet dhe Extranet, po keto ç’fare jane?
Sapo firmat dhe koroporatat kuptuan rendesine e tij filluan ta perdornin dhe krijuan rrjetet e tyre keshtu qe kur themi Intranet duhet te kuptojm qe kemi te bejm me nje rrjet i cili eshte i perdorshem vetem nga nje grup i limituar personash dhe ne fjale te tjera mund te kesh akses vetem nga ndermarrja \firma dhe ne pergjithesi nuk ke mundesi te shohesh boten e jashtme (internetin) dhe ne te njejten kohe ata jasht nuk mund te hyjn brenda, por me kalimin e kohes u krijua nevoja qe rrjeti i Korporates psh te ishte i aksesueshem dhe nga jasht, keshtu qe ketij rrjeti te ri ju vu emri Extranet.

No comments:

Post a Comment