Saturday, October 31, 2009

Informacione ne lidhje me sexin

Aktiviteti seksual Thyerja e heshtjes

Kur lëvizja e grave doli sërish në sipërfaqe në fund të viteve ‘60, shumë gra filluan të flisnin në grupe të vogla për përvojat dhe ndjenjat e tyre seksuale. Të flasësh më hapur për seksin nuk është gjithmonë e lehtë si fillim, por femrat kanë shumë për të mësuar nga njëra-tjetra. Të tilla diskutime mund të jenë argëtuese, të shkaktojnë dhimbje dhe të shërojnë. Femrat mund t’i pohojnë njëra-tjetrës ndjenjat e tyre, ta ndihmojnë njëra-tjetrën për të sfiduar deformimet shoqërore të seksualitetit, ta nxisin njëra-tjetrën në aventurat e tyre seksuale, si dhe të mësojnë së bashku se si të jenë më afirmuese kur vjen puna për nevojat dhe dëshirat e tyre seksuale. Këto 30 vitet e fundit, shumë prej tyre kanë filluar ta ripërkufizojnë seksualitetin e grave, sipas përvojave të tyre dhe jo siç e përfytyrojnë atë “ekspertët” meshkuj. Duke dashur të bëjnë më shumë sesa thjesht të reagojnë ndaj modeleve seksuale që nuk u pëlqejnë, pyesin “Çfarë duam? Çfarë imazhesh, fantazish, praktikash çelin forcat e fuqishme erotike brenda nesh?” etj.



Disa kuriozitete per SEXIN

1. Ne nje ore sex konsumon 360 kalori
2. Femrat te cilat lexojne romane per dashurine bejne dy here me shume sex se ato femra te cilat nuk e pranojne kete lloj literature
3. 25% e femrave konsiderojne se parate i bejne burrat te duken me sexi
4. Sexi eshte qetesuesi me i sigurt dhe eshte 10 here me i fuqishem se Valiumi



Pushteti në marrëdhëniet seksuale me burrat

Për ato femra që kanë marrëdhënie seksuale me burra, ka disa elementë që duhen konsideruar, e që lidhen me dallimet që ekzistojnë për sa i takon pushtetit që kanë burrat dhe gratë. Burrat si grup kanë në shoqëri më shumë pushtet sesa gratë. Edhe pse ti ndihesh e barabartë me bashkëshortin, të dashurin, mikun, kolegun ose bashkëpunëtorin, kultura jonë vlerëson më shumë meshkujt. Ky superioritet i hamendësuar edhe pse partneri yt seksual mund të mos ndihet aspak superior, luhet në seks në rrugët që vijojnë: Ti duhet të bësh dashuri me të kur ai të dojë, pavarësisht nëse je në humor për këtë apo jo. Ti je ajo që duhet të kujdesesh për planifikimin familjar, pasi prezervativët ndërhyjnë në kënaqësinë e tij ose nuk duhet t’i përdorni fare nëse ai nuk do. Ti duhet të bëhesh tërheqëse për të kur ai kthehet nga puna, pavarësisht se edhe ti ke qenë në punë, brenda ose jashtë shtëpisë, ose që të dyja bashkë.



Përkufizimet konvencionale e të bërit dashuri.

Shumë njerëz mësojnë ta përkufizojnë seksin me një burrë, kryesisht me aktin seksual, një formë e të bërit dashuri që përshtatet mirë me orgazmën dhe kënaqësinë mashkullore, por që nuk u përshtatet domosdoshmërish femrave. Sipas përkufizimeve mashkullore standarde, të gjitha prekjet, lëpirjet, thithjet dhe përkëdheljet që na ndezin, quhen përgatitëset e aktit të madh, aktit seksual. Disa tekste madje i quajnë femrat me çrregullime ose të ftohta, nëse ato nuk kalojnë në orgazëm gjatë kryerjes së aktit. Ky nuk është një përkufizim femëror i kënaqësisë seksuale.

Fakti që me shumë gra abuzohet përbën një realitet të hidhur e mizor. Seksi mund të përdoret si armë, si nga burrat edhe nga gratë. Incestet, përdhunimet, ngacmimet seksuale nga shefi, kolegu ose mësuesi, hyrja me dhunë në shtëpi, të gjitha këto mund të ndikojnë në jetën seksuale. Nëse femrat nuk e provojnë dhunën në mënyrë të drejtpërdrejtë, mundësia mund të jepet vagëllimthi nga pornografia.



Gjeografia e femrës

Midis 18 dhe 20 vjeçare është si Afrika: gjysmë e zbuluar, gjysmë e egër, e bukur, natyrale dhe delta fertile.
Midis 21 dhe 30 vjeçare ajo është si Amerika: e zhvilluar mirë dhe një treg i hapur veçanërisht për ata që i ofrojnë para të thata.
Midis 31 dhe 35 vjeçare femra është si India: tejet e nxehtë, e rehatuar dhe e bindur për bukurinë e saj.
Midis 36 dhe 40 vjeçare një femër është si Franca: butësisht e pjekur, por ende e ngrohtë dhe e dëshirueshme për vende të pavizituara.
Midis 41 dhe 50 vjeçare ajo është si Jugosllavia: e humbur nga lufta – e përndjekur nga gabimet e së shkuarës. Një rindërtim i plotë është tejet i nevojshëm.
Midis 51 dhe 60 vjeçare ajo është si Rusia: tepër e hapur dhe me kufij të pakontrollueshëm. Klima e ftohtë i mban njerëzit larg saj.
Midis 61 dhe 70 vjeçare një femër është si Mongolia: me krenari për të shkuarën e saj pushtuese, por të vajtueshme, pa të ardhme.
Pas 70 viteve ajo bëhet si Afganistani (Shqipëria sipas një e-maili në gjuhën italiane): Gati të gjithë e dinë se ku bie, por askush nuk dëshiron të shkojë atje.

Gjeografia e mashkullit

Midis moshës 15 dhe 70 vjeçare një mashkull është si Iraku – ku rregullat bëhen nga penisi!



Endrrat janë dëshira, por me drita të kuqe

Shkenca konfirmon: është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të “frekuentuara”

Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të shikuara.

Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.

Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllain tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Endrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën Jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s’mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Endrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.

Po zotërinjtë meshkuj?

Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitim po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t’u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.

Kur bëhet shqetësuese?

Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t’u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.

No comments:

Post a Comment